Iraku evakuon shtetasit e tij nga India për shkak të COVID-19

11:01 | 4 Maj 2021
Arditë Shkodra

Iraku ka filluar evakuimin e të gjithë shtetasve të tij nga India, për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri (COVID-19) në këtë vend.

“Iraqi Airways ka dërguar avionët e parë emergjent drejt Indisë për të evakuuar shtetasit e Irakut që gjetën veten atje”, theksoi në një njoftim drejtori i kësaj kompanie, Kifah Hussein.

Ai tha se edhe autoritetet indiane dhe ato irakiane kanë marrë të gjitha miratimet zyrtare për kthimin e shtetasve irakianë në shtëpi.

Në Indi është regjistruar edhe një rekord botëror i infeksioneve ditore të COVID-19, me më shumë se 350.000 raste të infektimit nga 22 prilli. Janë regjistruar gjithsej mbi 19,9 milionë raste, si dhe 218.959 raste të vdekjes.​​​​​​​

Të ngjashme