Google ADS

Gjobiten 103 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Shkup

10:34 | 4 Maj 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar kontrollet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 142 masa, prej të cilave 103 janë për tejkalim shpejtësie dhe gjashtë për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar 21 masa për motoçiklistët dhe pesë masa për mosregjistrim të automjeteve.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme