Një person është arrestuar pas protestave të tifozëve të Manchester Unitedit në stadiumin Old Trafford të dielën në prag të ndeshjes me Liverpoolin.
Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në Premierligë, e paraparë të luhej të dielën pasdite, u shty për një datë ende të papërcaktuar, për shkaqe sigurie pas futjes së dhunshme të tifozëve në stadiumin Old Trafford, raporton Gazeta Express.
Qindra tifozë të zemëruar të Unitedit u futën brenda stadiumit, protestuan pranë tij dhe pranë hotelit ku po qëndronte skuadra e tyre para ndeshjes me Liverpoolin.
Protestuesit ishin të dhunshëm, pasi hodhën mjete të forta dhe me zjarr në drejtim të policisë, duke i lënduar gjashtë oficerë.
“Një burrë 28-vjeçar është arrestuar si pasojë e këtij hetimi. Të gjitha provat që i kemi jemi duke i rishikuar me nxitim për t’i gjetur kush ishin organizatorët e kësaj proteste dhe kush ishin përgjegjësit e sulmeve ndaj oficerëve”, thuhet në komunikatën e policisë në Mançester.
Cfarë proteste ishte?
Protesta erdhi si pasojë e përpjekjeve të Unitedit për të qenë pjesë e Superligës Evropiane, e cila dështoi të jetësohej. Ata protestuan më saktësisht kundër familjes Glazer, e cila e ka në pronësi klubin.
Shumë tifozët të Unitedit ndihen ende të inatosur dhe të mllefosur me rolin e klubit si njëri prej themeluesve të projektit të propozuar për një Superligë Evropiane.
Pronari i Unitedit, Joel Glazer, i cili ishte emëruar zëvendëspresident i Superligës kur u njoftua krijimi i kësaj lige tashmë të dështuar, kërkoi falje në një letër të hapur drejtuar të gjithë tifozëve të klubit.
Unitedi ishte në mesin e nëntë klubeve që u tërhoqën nga Superliga.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?