Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, i ka quajtur të papërshkrueshme dëmet që pandemia e COVID-19 ia ka shkaktuar sektorit të turizmit në vend.
Në emisionin SOT në KTV, Hoti ka thënë se pandemia ka dëmtuar se cilin sektor të turizmit, ndërsa shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për t’u ndihmuar.
Për numrin e madh të vizitorëve që po shkon drejt Shqipërisë nëpër fundjava, Hoti ka thënë se kjo është vazhdimësi edhe e vitit të shkuar kur kosovarët bënin turizëm në Shqipëri “dhe falë tyre mbijetoi”, pastaj në sezonin vjeshtor kishte numër “të konsiderueshëm të vizitorëve nga Shqipëria që vizituan sidomos Kosovën për turizëm dimëror”.
“Tash në prag të sezonin veror, po shfrytëzohet më tepër kah pjesa e turizmit detar. Nëse bëjmë krahasim me vitet e kaluara, dëmet janë të pallogaritshme. Pandemia ka ndikuar tepër shumë në sektor të turizmit, e sidomos te ne që s’ka qenë edhe aq i zhvilluar”, ka thënë ai.
Sipas tij, dëmi në sektorin e hotelerisë ka qenë mbi 85 për qind, ai i agjencive turistike rreth 80, ndërsa te gastronomia mbi 55 për qind.
Hoti ka pranuar se i kanë refuzuar tre milionë eurot e ndara nga Qeveria për turizmin. Ka thënë se kjo shifër ishte paraparë për ndihma për rreth 20 mijë biznese, me 120 euro të ndara për biznes. E ka quajtur të papranueshme opsionin që një biznesi i cili ka mbajtur shumë punëtorë të marrë veç 120 euro. Ka thënë se kanë kërkuar buxhet të arsyeshëm, ndërsa edhe zgjatje të orarit të punës.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...