Profesori i ekonomisë, ish-deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa, ka treguar se është i angazhuar në grupin e ekspertëve të Kosovës për dialogun me Serbinë.
“Nuk ka asgjë të re këtu. Kam qenë në një rol të eksperti këshillëdhënës edhe gjatë qeverisë së kaluar kur koordinator ka qenë Skënder Hyseni. Ky bashkëpunim ka vazhduar edhe me qeverinë e re”.
“Nuk mund të mos i ofroj shërbimet e mia kur është çështja për negociatat me Serbinë. Grupi i Ballkanit është realizator teknik, por puna e ekspertëve është e lidhur me qeverinë”, është shprehur Mustafa.
Ai ka thënë se është i angazhuar më shumë për ta ndihmuar ekipin rreth fushës së ekonomisë.
“Do të punojmë si ekip. Shoshitim gjëra dhe japim mendime dhe propozime për qeverinë. Bashkë me kolegun Robert Muharremi do të jem më i koncentruar në ekonomi. Kemi pas 2-3 takime deri tash me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”, shtoi Mustafa./klankosova/
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...