“Të gjithë jemi lodhur nga pushimi!”.
Kështu shprehet profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, lidhur me ditët festave që shënohen në Kosovë.
“20 përqind ose më tepër të kohës së punës po kalon në pushime. Kjo ndikon në rënien e mobilitetit në kryerjen e detyrave, në vazhdimësinë e aktiviteteve. Pushimet e gjata janë faktor negativ në intensitet dhe produktivitet. Ka ardh koha që kjo çështje të shikohet në mënyrë kritike”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka ndonjë shtet evropian që ka kaq shumë festa. Ka disa gjëra absurde, që nëse festa bie të dielën në e shtyjmë të hënën për të pushuar. Shqipëria e ka hequr këtë mënyrë. Duhet që të racionalizohet gjatësia e pushimeve dhe nëse dita e festës është në vikend nuk ka nevojë që të shtyhet në të hënën. Ka festa të ndryshme që janë në ligjin shtetërorë për festa”.
Ai ka thënë se për të ndryshuar kjo praktikë, duhet ndryshuar ligji.
“Është një nga ligjet që duhet të aprovohen me 2/3 e minoriteteve për ta ndryshuar. Jemi i vetmi vend që jemi në proces të asociiimit dhe e festojmë 9 majin, Ditën e Evropës. Këto duhet shqyrtuar në mënyrë kritike”.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...