Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka komentuar edhe mos kalimin e pragut nga Nisma, parti në të cilën Shala ishte deri vitin e kaluar kur kaloi në AAK.
“Më vjen keq, sidomos për zotin Limaj. Ai e meriton vendin në Kuvend. Por këtë rrugë e kanë zgjedhur, atë që kanë lypur e kanë gjetur. Nuk duhet të ngrejnë gishtin askund por të gjejnë fajtorin brenda tyre. Por më vjen keq pasi vendi i Limajt është brenda Kuvendit”, ka thënë ai.
Tutje ai ka folur për të ardhmen e tij në politikë dhe ka komentuar gjasat që të jetë kandidat për kryetar të komunës.
“Kam nevojë për pushim. Tani po njoftohem me strukturat e Aleancës në teren. Fëmijët më janë rritur. Ka nevojë që të jem edhe me ta”, ka thënë ai.
“Nuk besoj që do të jem kandidat për kryetar komune”, shtoi tutje ai.
Shala po ashtu tha se tani është koha e VV-së që të dërgojë deri në fund mandatin të cilin ja besoi populli.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...