Akoma nuk ka mbaruar sezoni 2020/2021, mirëpo klubet i kanë të gatshme planet për edicionin e ardhshëm.
Ndër to janë edhe fanellat e reja të cilat do t’i veshin futbollistët gjatë ndeshjeve të futbollit.
Footy Headlines i ka publikuar disa pamje të fanellës së tretë të Milanit për sezonin 2021/2022.
Është një fanellë e dizajnuar nga Puma, në të cilën dominon ngjyra e zezë, porse janë prezentë ngjyrat e kuq.
Stema e zakonshme në anën e majtë mungon, ndërsa emri i klubit është i shkruar me shkronja të mëdha në mes.
“Stema jote mund të ndryshojë me kalimin e kohës, por është emri yt që lë trashëgimi”, kjo është motoja, në të cilën është bazuar Puma për dizajnin e ri të fanellës së tretë të Rossonerëve. /Telegrafi/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”