Bordi i pavarur i mbikëqyrjes së Facebook-ut njoftoi se më 5 maj do të publikojë vendimin nëse do të mbështesë pezullimin e pacaktuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga kjo platformë e mediave sociale si dhe Instagrami.
Facebook ia ndaloi Trumpit që të ketë qasje në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për shkak të trazirave të dhunshme pas sulmit të 6 janarit nga mbështetësit e tij në Capitol Hill. Pastaj, çështja iu dërgua bordit mbikëqyrës, raporton Reuters.
Bordi i themeluar nga Facebook iu përgjigj kritikave mbi përmbajtjen problematike ku thuhet se nga mesi i prillit ishte zgjatur shumë periudha e komenteve publike mbi çështjen në fjalë.
Gjithashtu, ky bord pati njoftuar se çështja Trump mori mbi nëntë mijë komente, më shumë se çdo rast tjetër.
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...