Dy persona të lënduar nga aksidenti në Graqanicë

17:14 | 3 Maj 2021
A. B.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve të përfshira, në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, shkruan portali arbresh.info

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme