Ministria e Shëndetësisë propozoi lehtësim të masave kufizuese nga e mërkura. Në seancën qeveritare të së martës duhet të vendoset që lëvizja të kufizohet nga ora 23 dhe jo 21 siç ishte deri më tani. Sipas njoftimit të ministrit Venko Filipç kafenetë do të mund të punojnë deri në orën 22 e 30, por vetëm ne ambientet e jashtme.
Në bazë të propozimit tonë, Shtabi i Krizës i pranoi që në Qeveri të miratohen masat e ndalesës së lëvizjes me fillim nga ora 23 deri në ora 5 të mëngjesit. Objektet gastronomike të punojnë vetëm në pjesët e hapura si tarraca deri në ora 22:30 dhe jo në pjesët e mbyllura të kafeneve e restoranteve – shkroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Përderisa, masat shtrënguese sa vijnë e lirohen, bazuar në situatën epidemiologjike të rënies së numrit të rasteve pozitive gjatë javës që po lëmë pas, raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë rastet e vdekjeve nga COVID-19 mbeten shqetësuese.
“Ndërkaq edhe vdekshmëria mbetet e lartë, por jo në ato shifra sa raportohet në bazë ditore. Për shembull në tre ditët e fundit 118 pacientë janë raportuar se kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Por, nëse e shohim në analizë të detajuar, 44 prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë muajit prill, por nuk janë evidentuar me kohë nga klinikat private si pacientë që kanë vdekur nga virusi korona.”
I lartë mbetet edhe numri i rasteve aktive, mbi 14.200 qytetarë janë të regjistruar si të sëmurë aktualisht nga CoVid-19. Prej tyre, 1085 pacientë janë duke u kuruar nëpër kovid qendrat dhe nëpër klinikat infektive të të gjithë vendit. Sipas raportit të shëndetësisë, edhe 757 shtretër të lirë ka në gjithë shtetin./alsatm/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...