FOTO 1970|“E ndaluar për qentë dhe italianët”, shkruhej në lokalet zvicerane

14:09 | 3 Maj 2021
arbresh.info

Zvicra ishte një destinacion popullor për emigrantët italianë në shekullin e 19-të dhe midis 1950 dhe 1970 gjysma e të gjithë të huajve në Zvicër ishin italianë.

Por, asokohe nuk ishin mirëpritur nga zviceranët.

Urrejtja ndaj tyre kishte shkuar deri në atë masë duke i krahasuar në një far forme edhe me kafshët.

“E ndaluar për qentë dhe italianët”, thuhej në hyrje të një restoranti në një fotografi që ka siguruar portali arbresh.info.

“Aksesi për italianët është i ndaluar”, shkruhej në një lokal tjetër.

Në këtë fotografi shihen emigrantë të shumtë italian të nisur drejtë Zvicrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme