Njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Naim Maloku, thotë se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shqyrtojnë garancat nga shtetet e treta dhe jo nga Kosova apo Shqipëria.
Bëhet fjalë për garancat për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët në lidhje me lirimin me kusht.
“Gjykata Speciale pranon, dhe i shqyrton, garancat nga shtetet e treta për Presidentin Thaçi dhe të tjerët. Pra nuk shqyrtohen garancat nga Kosova apo Shqipëria”, thotë Maloku.
Ai ka falënderuar Kroacinë dhe Slloveninë për shprehjen e gatishmërisë për të garantuar për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“E dëshmuat që ia ka vle të luftohet edhe për JU. Uroj që të përshpejtohet shqyrtimi i këtyre garancive dhe të vendosët në favor të Presidentit Thaqi dhe të akuzuarve të tjerë padrejtësisht”, shkruan Maloku./arbresh.info/
Specialja “kërkon” që shteti të garantojë për lirimin me kusht të Hashim Thaçit
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin