Lutjet e besimtarëve mysliman në 10 ditët e fundit të Ramazanit

09:27 | 3 Maj 2021
arbresh.info
Besimtarët mysliman kanë hyrë në 10-shën e fundit të ditëve të Ramazanit, në të cilën është nata e madhe e Kadrit.
Lutjet që praktikojnë myslimanët në këto ditë janë këto:
1 – O Allah më dhuro sukses në ahiret, siguri nga zjarri dhe më mundëso hyrjen në Xhennet.
2 – O Allah më fal mua, prindërit e mi, familjen time, motrat, vellezërit, fëmijët, të afërmit dhe të gjithë besimtarët.
3 – O Allah më bëj mua dhe familjen time nga të djathtit, nga ata që do marrin librin e veprave në dorën e djathtë.
4 – O Allah më jep një vdekje të bekuar. Më lejo të them shehadetin gjatë vdekjes. Më mundëso ndërmjetësimin e pejgamberit Muhamed (salAllah alejhi ue selem).
5 – O Allah më mundëso shoqërinë e Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem), familjes së tij dhe sahabëve në Xhennet.
6 – O Allah udhëzoji prindërit e mi, familjen time, fëmijët dhe ata që i dua dhe shpëtoji nga zjarri.
7 – O Allah më bashko në Xhennet me ata që i dua për Ty.
8 – Ja Rabb të lus të përsosësh fenë time dhe adhurimin tim.
9 – O Allah pranoji veprat e mia, më shto shpërblimet dhe mëshirën Tënde. Pastro mëkatet e mia dhe mi fal ato plotësisht. Lësho mëshirën Tënde mbi mua dhe më shpëto nga turpërimi Ditën e Llogarisë.
10 – O Allah më jep mua, prindërve të mi, familjes dhe fëmijëve udhëzim, qëndrueshmëri në fe dhe iman.
11 – O Allah më bëj nga ata që ti i do, i fal dhe i vendos në hije, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit Tënd.
12 – O Zoti im mos të ketë dyshimi vend në besimin tim, në Njëshmërinë Tënde, dhe Fuqinë Tënde.
13 – O Allah më shto dashurinë për Ty dhe pejgamberin Muhamed (salAllahu alejhi ue selem).
14 – O Allah më fal dhe më shto bekimet dhe begatitë e Tua.
15 – O Allah më udhëzo për më shumë mundësi për të bërë mirë duke kërkuar kenaqësinë Tënde.
16 – Ja Rabb pastro synimet e mia, le të jenë ato vetëm për Ty, dhe mos lejo syfaqësi në mua, më shpëto nga arroganca dhe krenaria e gabuar.
17 – O Allah mos lejo që të lëndoj, ofendoj, të përgojoj të tjerët apo ti bëj padrejtësi atyre.
18 – O Krijuesi dhe Furnizuesi im, mos më ler vetëm. Më beko me Familje të drejtë dhe fëmije të cilët do të jenë freski e syve të mi.
19 – O Zoti im më bëj prej atyre që janë të durueshëm dhe të bindur ndaj Teje dhe prindërve.
20 – O Allah më shpëto nga fitneja e Dexhalit. O Allah më shpëto nga dënimi i varrit dhe dënimet e zjarrit të Xhehenemit.
21 – O Allah më shto dhënien e sadakasë.
22 – O Allah më beko me shëndet të mirë, kështu që unë mund të bëj sexhde me lehtësi.
23 – O Allah më shëro me shërim të plotë nga çdo sëmundje. O Allah shëroji të sëmurët prej nesh.
24 – O Allah ndihmoji të varfërit dhe jetimët.
25 – O Allah bëje varrin tim kopësht prej kopshteve të xhenetit.
26 – O Allah fali besimtarët dhe besimtaret prej të gjallëve dhe të vdekurve.
27 – O Allah fali e mëshiroji besimtarët e vdekur e bëji varret e tyre kopësht prej kopshteve të Xhennetit.
28 – O Allah më fal, më mëshiro, më udhëzo më jep shëndet e më furnizo.
29 – O Allah më jep të mira në dunja e ahiret e më ruaj nga zjarri.
30 – O Allah më mundëso të dal nga ky Ramazan me gjynahe të falura.
31 – O Allah më jep sukses kudo, mi zgjidh problemet e mia, dhe mi rregullo çështjet e mia.
32 – O Zoti im më jep dituri të dobishme, furnizim të mirë e vepra të pranuara.
33 – O Allahu im, më bëj që të më mjaftojë hallalli Yt dhe të mos i afrohem haramit, si dhe më bëj të pasur me miresitë e Tua që të mos kërkoj prej tjetërkujt përveç prej Teje.
34 – O Allahu im kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve.
35 – O Allah më mundëso kryerjen e Haxhit.
36 – O Allah mos më turpëro Diten e Gjykimit, mos më turpëro përpara Teje, përpara pejgamberëve, përpara melekeve, përpara njerëzve.
37 – O Allah më mundëso ta kaloj urën e Siratit me lehtësi.
37 – O Allah më jep Xhennetin Firdeus.
38 – O Allah bëje ditën kur do të dal përpara Teje ditën më të lumtur të jetës sime.
39 – O Allah më mundëso shikimin Tënd në Xhennet.
40 – Amin, amin, amin, ja Rabel alemin!
/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme