Rrahje ‘masive’ në Prishtinë, të gjithë marrin trajtim mjekësor

09:19 | 3 Maj 2021
arbresh.info

Pesë persona kanë marrë trajtim mjekësor pasi të njëjtit janë rrahur në lidhje me një pronë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, në Prishtinë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë janë përfshirë në rrahje. Të gjithë të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme