BE: Gazetarët të punojnë në mënyrë të sigurt, të lirë nga censura dhe dhuna

08:32 | 3 Maj 2021
arbresh.info

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Bashkimi Evropian në Kosovë pranon punën e shumë gazetarëve dhe mediave në Kosovë për të siguruar informacion faktik dhe të besueshëm sidomos gjatë kësaj kohe sfiduese të pandemisë COVID-19.

“Media e pavarur dhe pluraliste janë një shtyllë kryesore e shoqërive demokratike. Të gjithë duhet të shtojnë përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes në Kosovë, për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe për t’i mundësuar atyre që të ushtrojnë profesionin e tyre lirshëm, pa presione ose ndërhyrje të çfarëdo lloji”, thuhet në një postim të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Sipas tyre, liria e medias mund të arrihet vetëm nëse gazetarët mund të punojnë në mënyrë të sigurt, të lirë nga censura dhe dhuna./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme