Ekspertët e huaj kanë komentuar “non paper”-in që qarkullon në BE dhe që po përflitet si marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Eksperti amerikan për Ballkanin, David Phillips thotë se te kjo marrëveshje, SHBA-ja nuk ka asnjë rol.
“Ky non paper nuk adreson asnjë rol të SHBA gjatë procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi i BE-së më vete nuk ka rezultuar efektiv në të kaluarën. Pa angazhiin e fuqishëm të SHBA-ve, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje dhe nëse e arrijnë, nuk ka gjasa të kenë vullnetin politik për të ndërmarrë hapa për ta zbatuar një marrëveshje” – tha ai.
Ndërsa, Lukas Mandl, deputeti i Parlamentin Evropian thotë se publikimi i këtyre marrëveshjeve dhe letrave nuk kanë një qëllim të pastër dhe se gjëja më e rëndësishme është pozicionimi i vendeve të BE-së përballë “non paper”-it.
“Unë nuk do të marr pjesë në këtë strategji të re, për të ndikuar situatën në Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të keqe përmes letrave të çfarëdo burimi, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë një lojë faji.
Unë e kuptoj Gjermaninë dhe Francën që e mohojnë të jenë autorë të këtij punimi. E rëndësishme për punën time parlamentare të përditshme janë pozicionet reale të këtyre dy vendeve dhe të gjithë 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai.
Në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është dokument joformal, zakonisht pa theksim të qartë, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar procedurale ose politike. “Non-paper” është formë e zakonshme komunikimi e një ose më shumë anëtareve të BE-së rreth një çështjeje të caktuar./lapsi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...