Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri.
Me të gjashta unë dhe njerëzit e mi, u kërkuam të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë.
Unë ju thashë: Vetë s’kam pretendime sepse nuk mund ta le profesionin tim të juristit, por dua të kontribuoj vullnetarisht në bashkimin tuaj kundër establishmentit PD-PS.
Tentova disa herë t’i bindja që veç e veç do fundosen dhe do eliminohen gjatë fushatës elektorale. Sondazhet tregonin qartë fundin e tyre.
Nga eksperienca ime: Në 2013 zyrtarisht në çdo sondazh dilja me kuqezi 11% por ne fund na numëruan 1%. Ndërkohë 6 partitë e reja në çdo sondazh dilnin poshtë 2% dhe çdo javë vinin duke rënë.
Me kryetarin e Nismës Thurja vura edhe një bast: Që emrat e tyre s’do kalonin numrin 1000 vota në qark por u ndje shumë i habitur.
Si përfundim të gjithë refuzuan “Polin 3”
Të gjithë refuzuan, sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista.
Shumicën e tyre i kam miq, por në negociatat e ngritjes Polit të 3 ata ishin më të vështirë se Berisha dhe Rama.
6 partitë e reja dështuan sepse refuzuan të bashkoheshin kundër establishmentit PD-PS.
Humbja 6 partive të reja: Vetëvendosjes, Thurjes, Bindjes, LN, PDSH dhe FR, me një total të gjitha bashkë 20.000 vota, nuk është dështimi i tyre por tregues i një shoqërie të pazhvilluar e cila ende nuk shkëputet dot nga establishmenti i vjetër.
Pengesë për lëvizjet e reja është qeveria e cila nuk pranon koalicion me askënd por është edhe opozita e cila ka bllokuar krahun politik me strategjinë ose në “listat e mia” ose ata “bëjnë lojën e Ramës”. Të dy palët kanë frikë nga një pol i tretë.
Shqiptarët nuk u dhanë besim lëvizjeve të reja dhe pavarësisht gabimit tyre, mendoj që shqiptarët humbën më shumë se ato. Unë bojkotova por nëse do votoja do e çoja votën për këto 6 parti.
Parlamenti shqiptar duhet një mozaik pluralist dhe jo me 3 xhaketa të vjetra.
Shqiptarët ende shkojnë tek partia që ka votuar gjyshi. E kanë tmerr të ndryshojnë bindje politike. Janë tifozë të sëmurë dhe shumë të indoktrinuar.
I duket tradhti të votojnë një parti të re. E kanë më të lehtë të tradhtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.
Tradhtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”.
Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them.
Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri është më i madh se numri i “ndryshimit” votës ndaj PD-PS.
Këtyre para se iu vdes gjyshi në shtëpi nuk iu lënë testament për pronat, sepse zakonisht i lënë nipërit me konflikt nëpër gjykata.
Gjyshërit në Shqipëri shpesh ju len nipave: “amanet votën dhe partinë”.
Shqiptarët ende nuk e kuptojnë që vota për partinë, është një kontrata 4 vjeçare.
Pas 4 vjetësh të lind e drejta për një “grua të re”./dritare.net
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...