Ka vdekur ish-asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Abit Kastrati.
Lajmin e ka bërë të ditur, ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri.
Ai tha se kjo parti e ka humbur një veprimtar të madh.
“Miku im i dashtun Abit, Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumirëse për ty. Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim. Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur”.
“Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite. Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi. Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti”.
“Familjes së dashtun Kastrati ngushëllimet e mia të thella, në emrin tim, familjes time dhe Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave. Humbëm një veprimtar, aktivist të madh dhe ish Këshilltar Komunal të Prishtinës”.
“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte. Lamtumirë miku im, Lamtumirë Biti jonë”, tha Beqiri.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media