Barcelona ka fituar 3-2 në udhëtim te Valencia në kuadër të javës së 34-të në La Liga.
Edhe pse 45 minutat e parë kishin mjaftë raste, asnjëra nga skuadrat nuk arriti t’i konkretizonte ato.
Në pjesën e dytë, ishte një spektakël i vërtetë, pasi u shënuan plotë pesë sosh.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, pasi në minutën e 50-të shënuan me anë të Gabriel Paulistas që u asistua nga Christian Soler.
Shtatë minuta më vonë, Barcelona i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Lionel Messit që fillimisht gaboi nga penalltia, derisa përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonë për ta tundur rrjetën.
Në listën e realizatorëve u fut edhe Antoine Griezmann që arriti të shënonte për 2-1 në minutën e 63-të.
Argjentinasi u rikthye edhe një herë në listë, por tani me mjaftë magji, pasi shënoi nga gjuajtja e lirë Jasper Cillessen (69′).
Valencia arriti që të ngushtonte epërsinë e katalunasve në minutën e 83-të me golin e Soler, por kjo nuk e ndaloi skuadrën mysafire t’i merrte tre pikë.
Pas javës së 34-të, Barcelona vahdon të jetë në garë me 74 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, derisa Atletico Madridi si lider ka dy më shumë. /Telegrafi/
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...