Google ADS

Kosova mbyll kualifikimet për ‘Euro 2022’ me humbje nga Suedia

22:00 | 2 Maj 2021
A. B.

Ekipi i Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas të Suedisë, Përfaqësuesja jonë është përballur me nënkampionen në fuqi të botës, Suedinë.

Suedia me lojë të shpejtë dhe të fortë në mbrojtje ka arritur te fitorja e lartë, 39-16, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Vendasit herët filluan shkëputjen në rezultat dhe epërsia e tyre sa shkonte e rritej. Djemtë tanë përkundër përpjekjeve maksimale kanë pasur telashe për të thyer mbrojtjen e fuqishme të Suedisë dhe për të ndalur sulmet e shpejta të suedezëve.

Valon Dedaj e Luigj Quni ishin më efikasit te Kosova me nga katër gola. Te Suedia më efikasi ishte Niclas Ekberg me 9 gola.

Humbja në Suedi megjithatë nuk zbeh një kampanjë të suksesshme të skuadrës sonë. Fitorja historike me Rumaninë dhe barazimi në Prishtinë me atë ekip, janë hap i rëndësishëm për Kosovën.

Ndërkohë, kemi zhvilluar edhe dy ndeshje të forta me Malin e Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme