Google ADS

Ronaldo e rikthen Juventusin në zonën Champions me dy gola të vonshme ndaj Udinesës

20:50 | 2 Maj 2021
A. B.

Cristiano Ronaldo e ka rikthyer Juventusin në top katërshe të Serie A me dy gola të vonshëm, në fitoren e bardhezinjve me rikthim 2:1 kundër Udinesës të dielën.

Ronaldo i shënoi dy gola brenda gjashtë minutave në fund të pjesës së dytë në Dacia Arena, duke ia fituar pikët e plota Juventusit, pasi Nahuel Molinae kishte kaluar Udinesën në epërsi herët në pjesën e parë.

Kjo fitore e kthen Juventusin në vendin e tretë në tabelë me 69 pikë, aq sa kanë edhe Atalanta në vendin e dytë dhe Milani në vendin e katërt.

Napoli bie në vendin e pestë me dy pikë më pak, e ndjekur nga Lazio me 64 pikë por minus një ndeshje.

Udinese, që renditet në mesin e tabelës me 39 pikë, do ta lërë stadiumin e zhgënjyer me mundësitë e lëshuar dhe veçanërisht me dështimin për ta mbrojtur rezultatin në çastet e fundit.

Molina e kaloi skuadrën vendase në epërsi në minutën e 12-të, duke shënuar nga afërsia pas një pasimi fantastik të Ridrogo De Paul që e zuri mbrojtjen e Juves në befasi.

Por një penallti në minutën e 83-të, kur De Paul e ndali me dorë topin e goditur nga Ronaldo gjatë një gjuajtje të lirë, i ndryshoi gjërat rrënjësisht.

Ronaldo shënoi nga penalltia, para se ta mposhte me kokë portierin Scuffet në minutën e 89-të, për ta kompletuar rikthimin e Juves.

Javën e ardhshme, Juventusi do të përballet me Milanin në një luftë të drejtpërdrejt për top katërshe. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme