Google ADS

India regjistron numrin më të lartë të vdekjeve me COVID-19

20:01 | 2 Maj 2021
M. A.

India ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve me COVID-19 brenda 24 orëve.

Kjo vetëm një ditë pasi u bë vendi i parë që regjistroi më shumë se 400 mijë raste të reja brenda një dite, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se 3,689 njerëz të prekur me koronavirus kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Kujtojmë se spitalet në Indi janë duke luftuar për t’i trajtuar pacientët për shkak të mungesës së shtretërve dhe pajisjeve me oksigjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme