Çdo herë që fut dorën në batërdinë elektorale të 25 prillit, asnjëherë nuk mbetesh i zhgënjyer. Këtë herë ka qenë drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, që ka tentuar ta bëjë. Ai ka pasur durimin të krahasojë rezultatin e KQZ dhe atë faktik që del nga kqyrja e videove zyrtare të numërimit të votave. Diferenca ëshë rrënqethëse. VV ka marrë të paktën dhjetfishin e votave që i kanë quajtur zyrtarisht. Testi është bërë në zonën e Bërzhitës e cila kishte 8 qendra votimi.
“Sot, një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë ( 8 ) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë” ka shpjeguar Abazi. Ai thotë se ndërsa për kandidaturën e tij janë shkruar tre vota, potencialisht ato kanë qene 31, sepse disa nuk janë llogaritur fare, disa janë prishur duke shenjuar mbi to dhe në disa të tjera është votuar në të njëjtën fletë edhe PS ose PD.
Abazi dhe ekipi i tij kanë nxjerrë nga video konkretisht se si është shpërbërë vota e tyre: “2 vota të tjera kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal”. Por ata vënë në dyshim edhe votën që ka dalë e gjoja e pavlefshme. Këto zgjedhje shënuan njëmrekord me 5% të votave të pavlefshme ose plot 83 mijë të tilla. Vetëm në Tiranë ku bën pjesë edhe Bërzhita dolën 18 mijë e 400 vota të pavlefshme.
Në zonën e parë në video 21 vota të Vetëvendosjes kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PS. 4 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PD.1 votë ka tre shenja X: një për kandidatin e pavarur, një për PS dhe një për PD. “Kjo do të thotë se nga 3 vota, potecialisht në Bërzhitë numri i votave tona mund të ketë qenë 31…Krimi elektoral duhet ndëshkuar! Njësia administrative Bërzhitë, e përzgjedhur prej nesh në mënyrë rastëore, dëshmon se ka patur një deformim të votës dhe shkelje të rënda ligjore” këmbëngul Abazi i cili i ka faktuar edhe me foto pretendimet e tij./lapsi/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person