Ministri i Mbrojtjes takohet me xhudistët dhe studentët kadetë të Kosovës në Kroaci

23:44 | 1 Maj 2021
Arditë Shkodra

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është takuar me xhudistët kosovarë që janë duke qëndruar në Kroaci.

Mehaj po ashtu ka vizituar edhe student-kadetët e Kosovës të cilit janë duke u shkolluar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga trajneri i Kombëtares së Xhudos, Driton Kuka, transmeton arbresh.info

“Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci Ministri gjeti kohë të vizitoj ekipin tonë atje! Së shpejti Xhudistët Elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave Elitare të ushtrisë sonë,në forma dhe modele si shteti Kroat apo ndonjë model tjetër”, ka shkruar Kukan në postimin e tij.

E ndërkohë ekipin tonë e vizitoj Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj!
Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci Ministri gjeti kohë…

Posted by Driton Toni Kuka on Saturday, May 1, 2021

Gjithashtu edhe ministri Mehaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për takimin me studentet-kadetët në Kroaci.

“Gjatë vizitës time katërditore në Kroaci, përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, po ashtu vizitova student-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake të Kroacisë ku u prita nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe stafi i tij të cilët më njoftuan edhe me të arriturat e studentë-kadetëve të FSK-së që studiojnë aktualisht në këtë akademi.”

Gjatë vizitës time katërditore në Kroaci, përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, po ashtu vizitova…

Posted by Armend Mehaj on Saturday, May 1, 2021

Kujtojmë që Mehaj është në vizitë zyrtare në Kroaci, ku ditën e djeshme e ka takuar homologun e tij Mario Banzoviç./arbresh.info/

Të ngjashme