Pyetësori i kryetares së sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska do të jetë lëndë e shqyrtimit nga Komisioni Antikorrupsion. Këtë për TV21 e deklaroi kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, e cila thotë se lënda është hapur pas një informacioni të marrë nga mediat.
“Në funksion të përcaktimit të gjendjes faktike, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pas informacionit të marrë nga mediat, hapi lëndë për përcaktim, respektivisht kontroll të gjendjes pronësore të kryetares së Këshillit Gjyqësor dhe njerëzve të saj të afërt, në pajtueshmëri me Ligjin për Parandalim të Korrupsionit dhe konflikt interesash. Kjo do të thotë se në periudhën që vijon ne do t’i kërkojmë të gjitha dokumentet me të cilat do të zbulojmë nëse me të vërtetë në Pyetësor e ka paraqitur të gjithë pronën që e posedon ajo dhe familja e saj”, deklaroi Ivanovska.
Në Pyetësorin e saj, Cërvenkovska ka paraqitur se posedon sipërfaqe banimi prej 20 metrave katrorë, respektivisht një pjesë të banesës që e ka trashëguar në vlerë prej 20 mijë eurove. Si pronë e përbashkët me bashkëshortin, ka paraqitur se posedon stoli në vlerë prej 6 mijë eurove dhe gjësende artistike që vlejnë 10 mijë euro. Është cekur se bashkëshorti posedon një motoskaf në vlerë prej rreth 16 mijë eurove, një kamp-rimorkio -12 mijë euro dhe një makinë të tipit “Matiz” në vlerë prej rreth 1.100 eurove. Por, në Pyetësorin nuk figuron as kompania, as kredia.
“Përpunimi i lëndës nënkupton kontrollim i të gjitha llojeve të pronës – të tundshme dhe të patundshme, si dhe gjendjes financiare, domethënë kontrollohet e gjithë prona që është paraqitur, që të shihet nëse është paraqitur në mënyrë të saktë dhe të vërtetë. Kemi bërë shënim zyrtar me të cilin nis procesi i kontrollit të gjendjes pronësore, e pastaj do të kërkohen dokumente përkatëse etj”, shtoi më tej Ivanovska.
Menjëherë pas zgjedhjes së saj, nga Shoqata e depozituesve të dëmtuar njoftuan se bashkëshorti i Crvenkovskës në emrin e kompanisë së tij “Ekoplast Risajkling” ka marrë kredi nga Eurostandard Bankë në vlerë prej 1.6 milionë eurove, por se për më shumë për dy vjet nuk i ka paguar këstet.
Ajo menjëherë doli me reagim duke pyetur – përse kjo kredi bëhet publike tani, kur, siç shton, rasti me bankën ishte para një viti?
Antikorrupsioni hapi lëndën për Crvenkovskën, vetëm dy ditë pas zgjedhjes së saj për kryetare të Këshillit Gjyqësor./TV21
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja