Problemet politike mes Spanjës e Kosovës nuk i ndalojnë të rinj spanjoll që të vizitojnë Kosovën.
Kjo është Marta, gazetare nga Spanja e cila ka zgjedhur hostelin si vend për të banuar gjatë qëndrimit të saj në Kosovë.
Ajo tha se nga momenti i parë që ka ardhur në Prishtinë e ka ndjerë kryeqytetin si një nga vendet më mikpritëse në botë.
“Dhe, nga momenti i parë që jam këtu e ndjej këtë qytet si një nga më mikpritësit në botë. Ndjehem si në shtëpinë time që nga fillimi. Siç e thashë, jam këtu që pesë ditë dhe në Prishtinë ndjehem si në qytetin tim. Ndjehem shumë rehat këtu dhe e lumtur”, thotë Marta.
Hostelet në Prishtinë ofrojnë komoditet për vizitorët e huaj. Aty, përpos që shoqërohen me njerëz nga nacionalitete të ndryshme, organizojnë edhe aktivitet gjatë ditës.
Marta tregon se si e kalon një ditë në hostel.
Milaim Gashi, një vizitor vendor nga Peja thotë se jetesa në një hostel është si me qenë në vendet e huaja pasi që ka turistë nga gjithë bota.
“E ndi veten shumë mirë, shumë pozitive. Ka njerëz nga Brazili, Italia, Argjentina. Ambienti këtu është si me qenë në Itali Spanjë”.
Ibrahim Abdullahu pronar i hostelit “Prishtina Center” tregon se atmosfera në hostel është shumë e ngrohtë pasi që ka vizitorë nga vende të ndryshme.
“Hosteli si term është i ri në tregun tonë. Ne ofrojmë dhoma të përbashkëta dhe dhoma private. Hosteli ka të përbashkëta dhomën e ditës dhe kuzhinën. Mysafirët vijnë nga vendet e ndryshme dhe shoqërohen aty”, tha ai.
E gjendja me pandeminë, ka bërë që shumë vizitorë të hezitojnë të vinë por Abdullahu thotë se pas pandemisë kryesish vizitorët janë nga Amerika Latine.
Pandemia ka zvogëluar numrin e turistëve në Kosovë, e kjo ka prekur edhe funksionimin e hostelëve në Prishtinë. Por, vera 2021 pritet që t’i hap dyert për vizitorë nga shumë shtete./arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...