Google ADS

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, hoxha pajton dy familjet që ishin në gjak

14:56 | 1 Maj 2021
L G

Hoxhë Fatmir Latifi ka njoftuar se ka arritur të pajtojë familjen Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familjen Asllani nga Vinarci.

I riu nga Suhodolli, kishte marrë plagë nga gjuajtjet me armë në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës, ku kishte mbetur i vdekur edhe një person.

Kurse, dorasi, Shefki Asllani, gjendet në paraburgim.

“Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagosjen Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës. Me respekt hoxha Fatmir!”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme