Superliga, sot zhvillohen tri takime

10:30 | 1 Maj 2021
A Z

Superliga e Kosovës edhe sot do të prodhojë ndeshje interesante pak zhiro para fundit të sezonit.

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e nxehtë dhe me vetëm pesë ndeshje deri në mbylljen e sezonit 2020/21.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme padyshim se zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku Drita pret Feronikelin në ndeshjen me objektiva diametralisht të kundërta të dy skuadrave.

Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin “Zahiri Pajaziti” në Podujevë, ku Arbëria luan si nikoqire e Gjilanit, derisa Trepça ’89 e pret Besën e Pejës në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Trepça ’89 kërkon pikë për mbijetesë.

Të gjitha ndeshjet e programuara për ditën e shtune do të startojnë nga ora 15:00. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme