Google ADS

Moti sot në Shqipëri

08:42 | 1 Maj 2021
L G

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zonat malore do të ketë edhe intervale të shkurtra me reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme