Zyrtarëve në New Delhi iu është kërkuar të gjejnë më shumë vende për djegien e trupave, pasi morgjet dhe krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuara nga numri masiv i viktimave si pasojë e COVID-19.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një valë e dytë e coronavirusit po shkakton dëme të rënda në pjesë të Indisë, derisa 386 mijë raste të reja u raportuan të premten; kjo vlerësohet të jetë shifra më e lartë një-ditore e regjistruar ndonjëherë në botë.
India gjithashtu raportoi 3,500 viktima në të gjithë vendin dhe gati 400 sosh në Delhi – një rekord për kryeqytetin.
Numri i përgjithshëm i rasteve si pasojë e COVID-19 në Indi u rrit në mbi 18 milionë.
Dërgesa e parë e furnizimeve të urgjencës mjekësore nga SHBA-ja arrit të premten, pjesë e asaj që Shtëpia e Bardhë ka potencuar se do të jenë më shumë se 100 milionë dollarë të ndihmesave.
Sidoqoftë, furnizimet me oksigjen dhe shtretërit spitalorë ende janë në mungesë. /Telegrafi/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...