Ndahen mbi 6 milionë euro për barna nga lista esenciale

21:09 | 30 Prill 2021
L G

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 6,8 milionë euro për furnizimin me barna nga lista esenciale.

Ky vendim u mor sonte në mbledhjen e qeverisë, shkruan arbresh.info.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha gjatë mbledhjes se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.

“Ndahen mjete financiare 6,8 milionë euro në Ministria e Shëndetësisë në nën-programin shërbime përkatëse farmaceutike. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi, ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike që të furnizohet sigurimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme