Google ADS

Ambasadori kosovar në SHBA dhe zyrtarë të Gardës Kombëtare të Iowa flasin për marrëdhënien e mirë midis dy vendeve

20:36 | 30 Prill 2021
Arditë Shkodra

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku është takuar sot me Gjeneralin e Gardës Kombëtare të Iowa-s Paul Pete, gjithashtu edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj garde.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga faqja zyrtare e Ambasadës, transmeton arbresh.info

“Kosova vlerëson shumë marrëdhënien e saj me Iowa”, thuhet në postim.

“Sot Ambasadori Sadiku u takua me Gjeneralin Corell në Selinë e Forcave të Përbashkëta në Johnston. Kosova e vlerëson shumë marrëdhënien e saj me Iowa”, është shkruar në postimin e Ambasadës.

 

Ndërsa ambasadori Sadiku në profilin e tij në Twitter ka përmendur “partneritetin shembullor” midis Kosovës dhe Iowa-s.

“Mundësi e shkëlqyeshme për të eksploruar së bashku rrugët e reja të bashkëpunimit me Sekretarin e Shtetit të Iowa, Paul Pete. Jam i ngazëllyer nga ajo çfarë sjellë e ardhmja nga partneriteti shembullor midis #Iowa dhe #Kosovës”, ka shkruar ai./arbresh.info/

 

Të ngjashme