Pozitë e zhurmshme e opozitë e relaksuar, “shkëmbim” i ngatërruar rolesh

08:04 | 1 Maj 2021
S D

Mos përballja e qeverisë Kurti për temat e rëndësishme dhe aktuale në vend siç është situata me pandeminë ose çështja e dialogut me Serbinë vazhdojnë ta mbajnë të heshtur opozitën, sikur të ishte në pushtet.

Në rast të kritikave, pushteti aktual vazhdon të ketë qasje opozitare për dy nga çështjet më të rëndësishme që po përballet Kosova.

“Është paradoksale që qeveria nuk po deklarohet për tema të rëndësishme, siç janë dialogu dhe pandemia. Andaj heshtja e qeveris po e bënë opozitën të jetë më e zëshme dhe të duket sikur opozita është pushtet”, shprehet analisti, Fatmir Sheholli në një prononcim për portalin arbresh.info.

Si shkëmbim rrolesh mes qeverisë dhe partive opozitare po e sheh edhe analisti Shkodran Ramadani.

Ai thotë se Qeveria e Albin Kurtit është shpërqendruar në renditjen e prioriteteve dhe kjo po krijon vakum institucional që opozita po mundohet ta kompensojë.

“Qeveria Kurti ka qenë pothuajse e shpërqendruar në renditjen e prioriteteve duke iu kushtuar më shumë vëmendje zhvillimeve që nuk janë në prioritet për qytetarët e Kosovës, p.sh gjithë ai koncentrim në zgjedhjet e Shqipërisë ka lënë në hije përpjekjet e qeverisë për kontrolle edhe me të mirë të pandemisë në Kosovë dhe kjo ka krijuar një vakum institucional edhe politik të cilin është mundur me kompenzu opozita” thotë Ramadani për arbresh.info.

Qeveria Kurti, përpos që nuk po deklarohet shumë për këto çështje të rëndësishme për vendin, ajo ende nuk ka publikuar as programi qeverisës për të cilën po kritikohet./arbresh.info/M.Ahmetaj/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme