Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 59 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 473 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 19 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 19 pranime të pacientëve, 11 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle nuk ka pasur pranime, 8 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 1 në Institutin për Mjekësi Fizikale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 117 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 120 pacientë, në Kozle 13, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 4 pacientë, në KAG 4 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 19.
Gjithsej 473 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.
Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 220 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...