Google ADS

14 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:53 | 30 Prill 2021
V. S.

Trajtimi i pacientëve me coronavirus është duke vazhduar të bëhet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit nga ky spital aktualisht të shtrirë janë 81 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 58 pacientë janë në oksigjenoterapi, 3 janë në CPAP dhe 14 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë shëruar edhe 9 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme