Mbi 400 mijë të vdekur nga koronavirusi në Brazil

09:33 | 30 Prill 2021
Trina Galanxhi

Brazili është bërë vendi i dytë pas SHBA-ve që ka arritur një numër marrëmendës të vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

Eskeprtët paralajmërojnë se numri ditor i të vdekurve mund të mbetet i lartë për muaj me rradhë për shkak të copëtimit të ngadaltë të popullsisë dhe mosrespektimit të masave epidemiologjike, transmeton portali arbresh.info

Në Brazil mbi 3 mijë vdekje janë regjistruar të enjtën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga fillimi i epidemisë në 401,186, tha ministria e shëndetësisë.

Spitalet në mbarë vendin janë pranë kolapsit, me 100 të vdekur në pak më shumë se një muaj.

Përkundër numrit të lartë të vdekjeve, Brazili po tenton që të lehtësojë masat kundër koronavirusit, por ekspertët paralajmërojnë se ky veprim mund të rrit numrin e infeksioneve, ndërsa zgjidhje sipas tyre është vetëm vaksinimi.

Brazili është përkur nga përhapja e infeksionit P.1 në Brazil, që besohet se është 2.5 herë më ngjitëse sesa varianti origjinal i koronavirusit. Deri më tani, rreth 13 përqind e popullsisë në Brazil janë vaksinuar me dozën e parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme