Google ADS

Arritën 200 mijë vaksinat kineze kundër COVDI-19

09:26 | 30 Prill 2021
V. S.

Gjatë ditës së sotme arritën 200 mijë vaksinat kineze në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

Dërgesën me vaksina e pritën ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasdaori i Republikës Popullore të Kinës, Jang Suo.

Vaksinat janë blerë në bisedime të drejtpërdrejta ndërsa me shpërndarjen e këtyre vaksinave në pikat rajonale në gjashtë qytete duhet të fillojë edhe imunizimi masiv.

Ndryshe, deri tani janë vaksinuar 60 mijë qytetarë ndërsa mbi 200 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut amë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme