Google ADS

Osmani shkon sot në Drenicë, shoqërohet nga Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci

08:08 | 30 Prill 2021
V. S.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të vizitojë rajonin e Drenicës, ku do të nderojë dëshmorët.

Ajo në këtë vizitë do të shoqërohet nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Njoftimi i plotë:

Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres.
Në orën 09:30, Presidentja Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Ndërsa në orën 10:00, Presidentja Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme