Google ADS

Rama: Dy ndasitë e shqiptarëve, dy plagë që duhet t’i kurojmë sa të mundemi

01:47 | 30 Prill 2021
Trina Galanxhi

“Ndasia e hapur që në Luftën e Dytë Botërore, komunistë dhe nacionalistë, e thelluar si s’ka më zi në dekadat e diktaturës enveriste dhe e trashëguar prej komunizmit si një mallkim që na ndjek nga prapa duke i përçarë shqiptarët deri në fshatin me të largët, përmes një thike që i bën të harrojnë se në radhë të parë janë shqiptarë”.

Kjo ishte një pjesë nga fjalimi i fitores së Kryeministrit Edi Rama, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, që duket se nuk ka kaluar pa bërë përshtypje tek publiku. Pikërisht për këtë fragment e pyeti të enjten në mbrëmje në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu dhe Kryeministri shpjegoi si më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë ke pasur parasysh me këtë, pse i jeni rikthyer sërish kësaj?

Edi Rama: Ky është thelbi, këto të dyja janë, sepse u mor gjëja nga Lufta e Dytë Botërore, Enveri e kemi të qartë si e bëri, erdhi Saliu pas dhe PD hyri në sparkatë dhe çfarë bëri? Antikomunizëm dhe krahinarizëm, këto të dyja. E ke parë ti sa herë Saliu në mënyrë permanente sulmon, duke bërë truke me fjalë, me demek që jo këta, jo ky s’ju do juve, jo se ju jeni nga veriu, jo kështu, janë dy gjëra që ai i përdor, nuk është se i ka krijuar ai dhe janë dy plagë që duhet t’i kurojmë sa të mundemi. Nuk ka ndonjë…

Blendi Fevziu: Thashë se kishte ndonjë tentativë për t’i marrë edhe atë elektoratin më klasik dhe më besnik PD?

Edi Rama: E dini ju sa vota ka PD në jug, e dini që ka më shumë se në veri apo jo

Blendi Fevziu: Nuk thashë për jug veri unë, thashë për atë që janë antikomunistë. Antikomunistë ka dhe në jug dhe në veri

Edi Rama: Dëgjo këtu tani. Antikomunist më të madh se unë këtu, ma sillni ta takoj, ta njoh, por edhe antifashist. Që do të thotë socialist./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme