Google ADS

Franca pritet të lehtësojë masat anti-Covid muajin tjetër

00:11 | 30 Prill 2021
Trina Galanxhi

Franca do të lejojë kafenetë, baret dhe restaurantet që të shërbejnë jashtë, si një lehtësim ndaj masave anti-Covid.

Vendimi për rihapje pritet të merret shpejt dhe procesi të fillojë gjatë muajit tjetër, transmeton portal arbresh.info

Plani me katër faza i përshkruar nga Presidenti Emmanuel Macron synon të rihapë kryesisht vendin deri më 30 qershor.

Turistët e huaj do të lejohen të vizitojnë Francën me një “leje shëndetësore”.

Shkalla e infektimit me Covid-19 në Francë ka rënë dukshëm që nga izolimi i fundit, megjithatë numrat aktivë janë të lartë në disa zona.

Franca hyri në një izolim të plotë me 3 prill, ndërsa u përball me një numër të lartë të të infektuarish, të cilët mund të mbingarkonin spitalet.

Numri ditor i rasteve të reja ka rënë që nga ajo kohë, nga rreth 40,000 në 27,000 mesatarisht gjatë javës së kaluar.

324 humbje jete janë raportuar në 24 orët e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme