Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur jetën 3 pacientë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 118 persona nga 2079 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (29 Prill 2021)
Raste të reja ditore – 118
Të shëruar në 24 orë – 719
Të shtruar në spitale – 129
Humbje jete në 24 orë – 3
Testime ditore – 2079
Testime totale – 632,901
Raste pozitive – 130,977
Raste të shëruara – 108,606
Raste Aktive – 19,982
Humbje jete – 2,389
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 16089
Fier – 1465
Durrës – 355
Shkodër – 557
Korçë – 409
Gjirokastër – 313
Vlorë – 255
Elbasan – 141
Kukës – 130
Dibër – 103
Berat – 99
Lezhë – 66
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...