Në Shqipëri NATO ka nisur stërvitjen ushtarake “Defender 21” me mijëra trupa nga SHBA dhe vende të tjera anëtare të saj.
Sipas një zyrtari të ushtrisë amerikane, kjo është stërvitja më e madhe në Ballkanin perëndimor qysh nga Lufta e Dytë Botërore.
Në të marrin pjesë afro 28 mijë trupa nga 26 shtete, ku Shqipëria është pjesëtare dhe një qendër mikpritëse e saj.
Koloneli amerikan Joseph Scrocca tha sot në një takim online me shtypin se Shqipëria është një aleate e vendosur e NATO-s dhe një partnere e vlerësuar e sigurisë në nivel rajonal dhe global.
Trupat amerikane janë vendosur qysh nga 26 prilli në 5 baza ushtarake të Shqipërisë, tokësore, detare dhe ajrore.
Krahas Shqipërisë, në stërvitje marrin pjesë edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, anëtarë të NATO-s; Kroacia Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Disa ditë para nisjes së stërvitjes “Defender 21”, shefi i shtabit të ushtrisë shqiptare, gjeneral major, Bajram Begaj, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Komanda Amerikane e Europës dhe Afrikës e vlesësoi Shqipërinë, duke e zgjedhur për këtë stërvitje me rëndësi.
Nga ana tjetër, sipas tij, Shtetet e Bashkuara shprehin vendosmërinë se janë garant të sigurisë dhe mbrojtjes së Europës Qendrore, Veriore dhe për rajonin delikat të Ballkanit Perëndimor./VOA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...