Google ADS

Haradinaj: Refuzimi i kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë

18:19 | 29 Prill 2021
L G

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po e vlerëson si të drejtë refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të marrë pjesë në takimin e 11 majit me palën serbe.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.
Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.
Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.
RH

Të ngjashme