Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë mund të rinis në qershor.
Sipas Hoxhajt, Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa pasur një platformë apo strategji.
“Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi. Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji”, ka thënë ai.
Hoxhaj thotë se Kurti ka rënë dakord në Bruksel që të hyjë në negociata për autonomi për serbët në Kosovë.
“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës. PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër”, ka theksuar ai.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, pas takimit që ka pasur me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se dialogu mund të nis në qershor.
Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike…
Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, 29 April 2021
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...