Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po kalon një periudhë të mirë të jetës në Australi.
Bukuroshja, e cila ka shënuar suksese të shumta në karrierë, në fillim të këtij viti i është bashkuar “The Voice of Australia”, shkruan portali arbresh.info
Derisa po qëndron për kompeticionin muzikor, ajo po vazhdon me aktivitetet ku së fundi ka reklamuar rrobat e brendit të njohur “Tommy Hilfiger”.
Rita si gjithmonë po shkëlqen në këto imazhe, e veshur me rroba spotive.
Biondja së fundmi është parë e shoqëruar nga regjisori Taika Waititi, me të cilin ngjalli dyshime se ka nisur një lidhje të re dashurie.
Megjithëse, akoma nuk është bërë një mohim apo pohim nga dyshja e famshme botërore. /arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...