Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në lidhje me koalicionin e mundshëm në zgjedhjet lokale në tetor thotë se vendimi i partisë do të merret në shtator, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Në pyetjen nëse partia e tij do të shkojë me ndonjë parti politike shqiptare ai tha se kjo është ende herët dhe se kjo do të bëhet e ditur një muaj para zgjedhjeve.
“Ende është herët. Kur do t’i marrim vendimet në takimet tona do t’u informojmë. Nga tani bëj thirrje për bashkëpunim, si parazgjedhor si paszgjedhor për shkak se vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të arrijmë sukses më të mëdha”, tha Zaev.
Zaev po ashtu rikujtoi se më 16 maj ka Kongres në partinë e tij që është i rëndësishëm pas paralajmërimit të politikave të reja të LSDM-së./Telegrafi/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë