Google ADS

Dështon propozimi i BE-së, Albin Kurti e cakton kohën e takimit të palëve të dialogut

15:04 | 29 Prill 2021
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për takim të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në muajin qershor, duke refuzuar kështu takimin e caktuar nga ana e Bashkimit Evropian më 11 maj.

“Ka disa korniza kohore që janë vendosur në tavolinë. Ne në kabinetin qeveritar do ta aprovojmë planin e punës dhe më pas do t’i dërgohet Kuvendit për diskutim. Ne kemi nevojë për më shumë kohë rreth marrëveshjeve të deritanishme dhe të përgatitemi. Gjatë muajit maj do të takohemi me partitë opozitare që të kemi një dialog të mirë përgatitur. Ne do të kemi këtë takimin e liderëve dhe në muajin qershor mund të kemi fillimin e kapitullit tjetër të dialogut”, është shprehur Kurti.

Sipas tij integrimi në BE dhe NATO nuk ka alternativë tjetër.

“Ende pa bërë mend të marrim vaksina nga Rusia apo Kina ne kemi shikuar kah BE-ja. Kjo ka të bëjë me njerëzit e Kosovës dhe ku e shohin ata të ardhmen. Ne kemi dy prioritete, vendet e punës dhe menaxhimin me pandeminë. Kemi nevojë për vaksina që edhe diaspora jonë të vijë gjatë verës, sepse jemi shumë të varur nga ardhja e diasporës”, është shprehur Kurti.

Ai thotë se dialogu nuk është neglizhuar nga ata, duke lënë të nënkuptohet se nuk i ngutet të takohet me palët.

“Unë do të vij në mes të muajit maj në Bruksel në darkën që ju keni organizuar në mesin e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Besoj se do të zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut për të realizuar marrëveshjet e arritura ju mund të llogarisni në gatishmërinë time në komunikim të drejtpërdrejtë”, deklaron Kurti.

Kryeminsitri ka folur edhe për “non-paper” që flasin për kufijtë e Ballkanit dhe dialogun Kosovë Serbi.

“Dua të nënvizoj se nuk besoj në zgjidhje ku rajoni shikohet si gjeografi dhe dekografi pa siguri, ekonomi, pa qytetarë të republikave. Këto harta duken si fotografi të falsifikuara nga sateliti, apo skeçe të filmave fiktiv, ku alienët duan të pushtojnë tokën. Ndoshta janë kërcënime, nuk e dikë nga kusht dhe për çfarë”, thotë Kurti.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell./arbresh.info/

BE-ja ja bënë “bllok” Kosovës derisa të kthehet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme