Përfaqësues zyrtarë të Maqedonisë së Veriut e riafirmuan kërkesën që Këshilli I Evropës (KE) në qershor ta materializojë vendimin për fillim të negociatave nga marsi, viti I kaluar, përmes miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtje të Konferencës së parë ndërqeveritare.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si pjesë aktivitetit të përforcuar diplomatik e në kontekst të integrimeve evropiane të vendit u dërgoi letra shumë qendrave politike në kuadër të BE-së, si dhe deri te përfaqësues tjerë të institucioneve në BE. Ndërkaq zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe në konferencën në Shkup potencoi se me shtyrjen e fillimit të negociatave humbëm ne, por edhe rajoni, BE-ja dhe Bullgaria. Shefi I shtetit, Stevo Pendarovski, I cili ndodhet për vizitë në Bruksel, në intervistë për MIA-n theksoi se pas një viti pause për shkak të pandemisë, duhet pak të kthehemi në atë rrugë të vjetër në të cilën patëm praktikisht komunikim ditor dhe t’I kthehemi çështjes më të rëndësishme për ne – BE integrimeve dhe Konferencës së parë ndërqeveritare, kur do të mbahej dhe çfarë janë mundësitë, posaçërisht, tani pas zgjedhjeve në Bullgari.
Osmani, siç kumtoi MPJ, u dërgoi letra ministrave të punëve të Jashtme të vendeve anëtare në BE, kryetarëve të grupeve politike në Parlamentin Evropian, anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian- AFET, si dhe deputetëve të PE, të cilët janë pjesë e grupit joformal të miqve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe deri te përfaqësues tjerë të institucioneve në BE.
“Këtë vit shënohet 20 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim midis Maqedonisë së Veriut dhe BE dhe 16 vjet prej kur kemi marr statusin e vendit kandidat. Vendimi historik nga marsi i vitit të kaluar, që BE t’i hapë bisedimet për aderim të Maqedonisë së Veriut erdhi si rezultat i arritjeve të rëndësishme në reforma dhe vendime të guximshme që lidershipi dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut i sollën si konfirmim i orientimit strategjik të cilin kemi zgjedhur. Marrëveshja historike e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja e miqësisë me Bullgarinë ishin përcaktuesi kryesor dhe kapsolla iniciale që i hapi dyert e të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht dhanë inkurajim edhe për të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, thekson Osmani në letrat.
Miratimi i Kornizës negociuese dhe thirrja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut u bë pikë e fortë simbolike drejt së cilës janë drejtuar të gjithë shikimet e qytetarëve tanë dhe të të gjithë rajonit, që i ngrit në nivel të testimit të kredibilitetit të BE-së në raport me të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Për këtë arsye, fillimi i këtij procesi të fokusuar ndaj reformave, metodik dhe teknik, do të përçojë sinjal të fortë inkurajues, deri te shoqëria jonë dhe në të gjithë rajonin, duke ruajtur njëherazi kushtëzimin e fortë të vendosur me metodologjinë e re, e cila vendos mbikëqyrje politike më të fortë nga ana e vendeve anëtare dhe reverzibilitet të procesit”, thekson Osmani.
Shefi i Diplomacisë, thuhet, në këtë periudhë paraqitet me një angazhim të përforcuar dhe dinamikë intensive, gjë që vërehet jo vetëm nga vizitat e shumta nëpër metropolet kryesore të Bashkimit Evropian, por edhe në nismat e tjera të shumta, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për prezantimin e dosjes evropiane të vendit.
“Osmani ka qëllim të qartë: Këshilli i Evropës në qershor, përfundimisht ta materializojë vendimin për nisjen e negociatave nga marsi i vitit të kaluar, përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare. Letrat e e dërguara harmonizohen me ofensivën diplomatike të ministrit Osmani”, thuhet në kumtesë.
Zëvendëskryeministri Dimitrov në konferencën në Shkup potencoi se viti i kaluar filloi mirë, se ka metodologji të re e cila mundëson dritë të gjelbër të pakushtëzuar, megjithatë nuk përfundoi mirë.
“Me një epilog të tillë fillimisht humbëm ne, më pas humbi rajoni sepse jehonte shpresa se perspektiva evropiane është realitet, humbu BE sepse së bashku me zvogëlimin e kredibilitetit u zvogëlua edhe ndikimi, por mendoj që humbi Bullgaria sepse kishim një mundësi të madhe që duhet së bashku të mundohemi ta kthejmë, të ndërtojmë një partneritet dhe miqësi të afërt dhe të vërtetë, theksoi Dimitrov.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është në nivel të pajtueshmërisë me vendet e rajonit që negociojnë, kurse në disa kapituj edhe më të mirë se ata. Ai përmendi se të gjitha trupat e përbashkët, të cilat janë vendosur në 20 vitet e fundit me qëllim që të mundësohet realizim i suksesshëm të Marrëveshjes nga ana e të gjitha institucioneve në vend funksionojnë në mënyrë të suksesshëm. Njëherit rikujtoi se është prioritet të punojmë në avancimin e kapaciteteve administrative, në veçanti në kontekst të kuadrit të IPA-s, sepse projektet e realizuara me sukses të IPA-s janë të rëndësishme për infrastrukturë të përmirësuar për të gjitha qytetarët.
“Marrëveshja vazhdon të jetë në korniza të vetme ligjore që i rregullon marrëdhëniet tona me BE dhe ndoshta ende më e rëndësishme, i mbron interesat tona, në veçanti interesat ekonomike të brendshme, duke i përfshirë edhe shërbimet. Për këtë arsye ne nuk kemi alternativë tjetër. Me doemos të vazhdojmë në mënyrë aktive ti përmbushim edhe detyrimet tona të cilat dalin nga Marrëveshja, duke i sjellë vlerat evropiane në vend. Në këtë proces jemi të përkushtuar të jemi gjithëpërfshirës dhe transparent, dhe kjo nënkupton shfrytëzim i të gjitha kapaciteteve, jo vetëm të institucioneve, por edhe të sektorit civil, të bashkësisë akademike, të sindikatave , që me vete i ngërthen procesi aderues” deklaroi Dimitrov.
Vendi ka gabime, thotë, jemi larg përsosshmërisë, por ka sfera ku jemi mire dhe e ceki raportin e djeshëm të Fridom haus I cili na vendosë, siç tha, në një shoqëri të vogël të shteteve që ka përparim në performansën e demokracisë së vendit.
“Nëse qëllimi I procesit inkuadrues është transformimi demokratik, mes tjerash, BE-ja nuk guxon ta injorojë. Çfarë porosie do të dërgojnë ndaj vendeve të tjera në rajon, I cili ka peshë të rëndë të kontesteve dhe çështjeve të vështira, nëse nuk mbahet premtimi dhe paralajmërimet në Marrëveshjen e Prespës se ajo do t’I çelë dyert e pritjes së procesit inkuadrues. Në atë kuptim, këtë vit investimi është I madh edhe për ne, edhe për rajonin e edhe për BE-në dhe unë jam I bindur se me një politikë vizionare do të gjendemi edhe me fqinjët tanë, sepse nuk ka vende të tjera anëtare të cilat do të duhej të kenë interes më të madh se përparimi I dukshëm, hapa drejt një Maqedoni evropiane, vend miqësor I cili do të ketë politika në linjë me BE-në në të gjitha sferat”, porositi Dimitrov.
Maqedonia e Veriut ka miratuar një të tretën dhe mbi atë nga acquis-i evropian, ndërsa Marrëveshja e cila I definon edhe relacionet financiare me BE-në përmes fondeve të Unionit në dy ciklet e fundit financiare 2007-2013 dhe 2014-2020, Unioni tek ne alokoi mbi 1,25 miliardë euro ndihmë financiare.
Në konferencën e njejtë foli edhe zëvendës-udhëheqësja e njësisë për Maqedoninë e Veriut në KE, Mari Teresa Moran, e cila theksoi se MSA në kontekst më të gjerë mundësoi ndihmë financiare dhe teknike, masa asimetrike të tregtisë të cilat Maqedonia e Veriut e para I shfrytlzoi, si nënshkruese e parë e MSA-së dhe është partnere e parë për të cilën rekomanduan të bëhet candidate para 16 viteve, për ç’shkak e ndan frustrimin tonë. por theksoi se pret së shpejti zhbllokim të procesit inkuadrues, ndërsa niveli I lartë I harmonizmit me legjislaturën e BE-së do të mundësojë që vendi shpejtë të lëvizë përmes procesit.
Presidenti I vendit Pendarovski në intervistë prë MIA-n dhënë gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, thotë se ekzistojnë mundësi shumë të vogla që Maqedonia e Veriut t’I hapë negociatat me BE-në para një korrikut.
“Ky është skenari më i keq për Maqedoninë e Veriut meqë vendi në këtë moment nuk ka bashkëbisedues nga pala bullgare dhe askush nuk mund të marrë vendime politike atje. Pikërisht në kohën kur Maqedonia e Veriut shpreson për një dritë jeshile përfundimisht efektive për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”, theksoi Pendarovski.
Kreu i shtetit edhe një herë i bëri thirrje Bullgarisë që të emërojë një individ apo entitet me të cilin Maqedonia e Veriut mund të vazhdojë të negociojë dhe të arrijë një kompromis që do t’i hapë dyert evropiane.
Pendarovski theksoi se teza jonë çdoherë ka qenë të bisedojmë për parimet evropiane dhe për standardet ndërkombëtare.
“Teza ynë çdoherë ka qenë edhe në kontestin me Greqinë, I cili zgjati aq shumë, shpresoij se ky as për së afërmi nuk do të zgjasë aq, ishte se ne dëshirojmë të bisedojmë për parimet evropiane dhe për standardet ndërkombëtare. Nëse është standard ndërkombëtar, ju apo unë, kushdo qoftë, edhe në Bullgari edhe kudo qoftë secili individualisht të definohet çka është dhe si është dhe se askush nuk guxon ta kontestojë atë. Nuk shohim arsye në kuadër të kontekstit të integrimeve evropuane të flasim nëse ti apo dikush nga jashtë mund të shkruajë në letër, ti nuk je ai që mendon se je. Do të thotë, dëshirojmë të flasim vetëm dhe vetëm për parimet evrpiane, asgjë më tepër, asgjë më pak”, potencoi shefi I shtetit.
Presidenti Pendarovski është decid se duhet të vazhdojmë të bisedojmë me Evropën, sepse atë e kemi alternative e vetme, megjithatë është edhe alternative më e mire për ne.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?