Sipas një studimi të botuar në revistën “Nature” është gjetur se njerëzit që janë të infektuar me koronavirus janë të rrezikuar me rreth 59 përqind më të lartë të vdekjes, madje edhe gjashtë muaj pas infektimit.
Një studim tjetër, botuar nga Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi gjithashtu simptoma afatgjata në pacientët me Covid, të cilët fillimisht kishin simptoma të lehta, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit ekzaminuan më shumë se 87,000 pacientë me korona dhe gati 5 milionë pacientë që kanë kryer kontrollë në një bazë të dhënash federale.
Ata zbuluan se pacientët me Covid kishin 59 përqind rrezik më të lartë për vdekje edhe 6 muaj pas infektimit, krahasuar me ata që nuk janë infektuar.
Universiteti John Hopkins thotë se më shumë se 3 milion njerëz në të gjithë botën dhe rreth 570,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me koronavirusin.
Pacientët që kishin një shkallë të lartë të infeksionit, kanë shfaqur probleme me goditjen në tru, sëmundjet e sistemit nervor, problemet mendore si depresioni, diabeti, sëmundjet e zemrës, diarre dhe çrregullime të tretjes, sëmundje të veshkave, mpiksje të gjakut, dhimbje të kyçeve, rënie të flokëve dhe lodhje të përgjithshme./arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje